Real Estate
joomla 2.5

    RTEmagicC raiffeisen bank logo 07.png   Pagesat mund te kryen ne euro ne Raiffeisen Bank 0002271570                         Ndalohet HYRJA e kafsheve shtepiake ne hotel  animal

English (UK)ShqipItaliano

Borshi, bukuria qe te josh

Air ViewShumë pranë Sarandës, në zonën e njohur si fshati turistik i Borshit, ndodhet Blue Days Hotel. Atje është vendi më i mirë për pak qetësi në Rivierën Shqiptare, e nisur fillimisht si nje piceri para 10 vitesh. Dhomat e hotelit janë të mirë mobiluara me kondicioner, tharëse flokësh, tualet, dush dhe produktet e dushit, mini bar, kabllor, internet wireless, etj. Ndërkohë që mund të zhvilloni një lojë në fushat e sporteve, fëmijët tuaj mund të luajnë në këndin e lojërave për fëmijë. Për ju është i disponueshëm gjithashtu edhe plazhi i mrekullueshëm privat, një shezllon për ju e gjithashtu edhe një motor uji është i disponueshëm për ju. Përvec komoditeteve në dhomë dhe kohës së kënaqësisë, ju mund të shijoni pak kohë në një nga 3 baret ose mund të provoni shijen e pakrahasueshme të ushqimit në një nga dy restorantet, ku gjithashtu mund te shijoni edhe profesionalizmin e picerise me nje tradite 10 vjecare. Stafi profesional nga kryeqyteti eshte ne sherbimin tuaj ne cdo kohe ne kete hotel qe eshte nisma e pare turistike ne zone. Ju do të përjetoni ditët tuaja blu të relaksit vetëm në Blue Days Hotel.

Keshtjella e Sopotit, mesazh i botes se lashte
Teknika dhe ndertimi i mureve si dhe qeramika me vernik te zi e datojne kalane e Borshit ne shek IV-III para eres sone. Rreth 2400 vjet me pare nisi dhe nuk pushoi per muaj te tere zhurma e vareve te renda, qe godisnin daltat e hekurta qe shkeputnin prej malit bl**** te medhenj te rende sa nje kamion. Siperfaqja e rrethuar arrin ne 5 hektare (50 000 m2), e mjaftueshme per t'u quajtur qytet.
Jeta lindi aty ne shek IV-III. Iliria ne ate kohe mbulohej nga nje rrjet i dendur qytetesh, dhe nuk mund te mos lindte edhe ketu nje i tille, sepse klima ishte e bute, toka pjellore, ujera te shumta burimesh dhe kryqezim rrugesh. Kalaja permendet ne shume libra historianesh bizantine, dijetaresh veneciane, por edhe ne regjistra fiskale turq. Ajo ka nje histori shume interesante, eshte djegur e shkaterruar dhe eshte ringritur nga dheu, si simbol i qendreses se shqiptareve dhe deshires per ringjallje.
Kalaja e Badhres, vendbanim 3400 -vjecar
Ne te majte te ruges automobilistike Piqeras- Borsh, mbi nje koder jo fort te larte, gjendet kalaja prehistorike e Badhres, ne rrenojat e se ciles ruhen gjurmet e nje vendbanimi 3400- vjecar. Ne pjesen me te ngritur te kodres gjenden muret e kalase me gure te papunuar njeri mbi tjetrin me gjeresi 2-2.20 m, kurse lartesia ne pjesen me te ruajtur arrin 1m.
Kalaja e Badhres si nga teknika e ndertimit te mureve ashtu edhe nga materiali arkeologjik, paraqet nje nga fazat me te hershme te ndertimit te vendbanimeve te fortifikuara, te detajuara ne epoken e bronxit ne vendin tone duke hedhur keshtu drite mbi organizimin fisnor patriarkal te shoqerise ilire, ne mijevjecarin e dyte para eres sone.

Galeria

Facebook

Skoda
Finland Forum